Prokuroria Shkodër sekuestron llogaritë bankare dhe automjetet e të dënuarit në Francë

30 Dhjetor 2025 | 10:35

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka sekuestruar automjete, mjete motorrike dhe llogari bankare të shtetasit B.B., i dënuar më parë nga autoritetet franceze, si dhe të familjarëve të tij, për shkak të pasurive të pajustifikuara.

Vendimi u mor me kërkesë të Prokurorisë, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Brigeno Binoshaj është dënuar më parë nga autoritetet franceze për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”. Pas verifikimeve, organi i akuzës ka konstatuar dyshime të arsyeshme se ai dhe familjarët e tij zotërojnë pasuri dhe të ardhura në shpërpjesëtim të dukshëm me të ardhurat e ligjshme të deklaruara, të cilat nuk justifikohen nga aktiviteti i tyre ligjor.

Në kuadër të masave parandaluese, janë sekuestruar:

Automjeti “Mercedes Benz”, modeli S600L, në emër të shtetasit B.B.;

Motorrat “Piaggio”, modeli Gilera dhe “Yamaha”, modeli MT09, në emër të shtetasit B.B.;

Automjeti “Volkswagen”, modeli Golf 2.0 TDI, dhe motori “Yamaha”, modeli YP250R, në emër të shtetasit G.B.;

Automjeti “Lancia”, modeli Y, në emër të shtetases E.B.;

Të gjitha llogaritë bankare në emër të shtetasit B.B. dhe familjarëve të tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026