Një kompani me pronar të dënuar për korrupsion ka fituar 15,5 milion euro tendera nga rindërtimi.
Euronews Albania ka siguruar vendimin e Gjykatës së Apelit për Krimet të Rënda, e cila më 23 nëntor të vitit 2018 ka dënuar me 2 vjet e gjysmë burg biznesmenin Ylber Kalaja i cili ka korruptuar zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Burgjeve në këmbim të fitimit të tenderave të ushqimeve.
Bashkë me të gjykata ka dënuar edhe ish.zv Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Iljaz Labi bashkë 3 administratorë kompanish të tjera.
Në nisje të hetimeve biznesmeni Kalaja i ndryshoi emrin firmës së tij nga “Vllaznia” në “Dajti Park 2007” dhe pasi u dënua nga gjykata, në fund të 2018-s u dhuron 50% të aksioneve djalit të tij Desart Kalaja dhe pjesën tjetër Lulzim Qefalisë, vëllait të ish- deputetit socialist Xhemal Qefalia.
Edhe pse me administrator dhe pronar të dënuar për korrupsion, kompania vazhdon të fitojë miliona nga tenderat e ushqimeve dhe pas tërmetit të vitit 2019, një tjetër specialitet i saj u bë ndërtimi.
Nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përmes një bashkimi operatorësh, “Dajti Park 2007” ka fituar 3 kontrata me vlerë 11 milion euro, ndërsa nga bashkia Tiranë ka fituar hartimin e projektit të rindërtimit në zonën e kombinatit me vlerë 4.5 milion euro.
Ligji për prokurimet publike ndalon pjesëmarrjen në tendera të kompanive që kanë një ortak të dënuar për korrupsion dhe vepra të rënda penale ose të personave që mund të kenë kontroll një vendimarrjen e kompanisë.
Kjo nuk ka penguar që “Dajti Park 2007” të jetë një nga 6 firmat që kanë përfituar më shumë nga tenderat e rindërtimit.
Procedurat jo transaprente që ka hartuar ministria e Rindërtimit për prokurimet në këtë fushë janë kritikuar ashpër edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, por edhe pse ka patur kritika, asnjë nga këto vendime nuk është korrigjuar.
Vetë qeveria nuk ka marrë asnjë nga kreditë që ofruan donatorët në shkurt të vitit 2020 në konferencën e Brukselit, duke i lejuar vetes që të mos ketë organ kontrollues për tenderat.
LEXONI GJITHASHTU:
Hajduta duhen kalbur ne burg gjith jeten.