Propozimi rus për armëpushim të përkohshëm, reagon ashpër Zelensky: Idiotë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka hedhur poshtë propozimin e Rusisë për një armëpushim të përkohshëm 2-3 ditor në vijën e frontit, duke e cilësuar atë si një manovër për të shtyrë vendosjen e sanksioneve të reja nga SHBA.
Zelensky tha se armëpushimi i propozuar nga Rusia, me qëllim rikthimin e trupave të ushtarëve të rënë, nuk është një përpjekje e sinqertë për paqe, por një mënyrë për të fituar kohë. “Mendoj se ata janë idiotë, sepse, në thelb, një armëpushim bëhet për të parandaluar viktimat, jo për të marrë trupat e të vrarëve,” tha ai.
Ai theksoi se për Rusinë, një armëpushim nuk është gjë tjetër veçse “një pauzë e shkurtër në luftë”, dhe për këtë arsye i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të veprojnë me vendosmëri. “Duam që partnerët tanë amerikanë të shtyjnë përpara një paketë sanksionesh në Senat, për të detyruar Rusinë të ndalë zjarrin. Ata nuk kuptojnë ndryshe,” deklaroi presidenti ukrainas.
Zelensky kujtoi gjithashtu se Ukraina ka mbështetur përpjekjet e mëparshme për një armëpushim të plotë, të sinjalizuara nga SHBA, por pa rezultat konkret. Ndërkohë, propozimi rus u bë publik më 2 qershor nga ndihmësi i presidentit Vladimir Putin, Vladimir Medinsky, gjatë një konference për shtyp pas raundit të dytë të negociatave me Ukrainën.
Në të njëjtën ditë, gazeta Kyiv Independent raportoi se Ukraina ka paraqitur një propozim zyrtar sipas të cilit disa sanksione ekzistuese ndaj Rusisë mund të hiqen në rast të një armëpushimi të plotë, por me një kusht të qartë: rikthimi automatik i tyre nëse Rusia shkel marrëveshjen.
Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi më 28 maj se ende shpreson për një marrëveshje paqeje me Moskën, por paralajmëroi se SHBA do të “reagojnë ndryshe” nëse kjo shpresë nuk konkretizohet.
LEXONI GJITHASHTU:
Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:27 Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim
- 10:23 Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat
- 10:17 Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
- 10:16 Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje