“Propozimim e bëri Lapaj”, Mediu zbulon negociatat e opozitës për ndryshimet në sistemin zgjedhor
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me Reformën Zgjedhore. Mediu gjatë fjalës së tij u shpreh propozimi erdhi nga partia Lëvizja Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt. Ai theksoi se ky është një propozim i cili ka qenë prej kohësh në tryezë dhe është një propozim i mirëpritur.
“Është mirë që të punohet mbi draftin tani që është koha për të bërë drafti përfundimtar me propozimet konkrete që mund të vijnë nga të gjitha palët. Për ta pasur edhe më të mirë draftin, por edhe për të pasur në konsideratë një pjesë shqetësime.
Për sa i përket këtij propozimi që është bërë tani po e bëj fare publike. Domethënë partia e zotit Lapaj ka bërë një propozim të tillë. E ka bërë këtë propozim duke negociuar me Forumin për Dialog zoti Ermal Hasimja dhe ky është bërë një diskutim. Pastaj edhe tek ne si parti politike parlamentare dhe ne kemi thënë që ky është një propozim i cili ka qenë prej kohësh në tryezë dhe është një propozim i mirëpritur.
Diskutimi që është bërë e para njëherë në mënyrë absolute në krahun tonë nuk ka asnjë lloj qëndrimi që të ketë 100 deputetë dhe për mua është marri të thuash që po ndryshojmë domethënë po të ndryshojmë të bëjmë 100 deputetë.
Arsyeja që nxirret ideja e 100 deputetëve se po harxhon Kuvendi, se janë pakësuar qytetarët shqiptarë. Në një kohë që ne kemi dhënë të drejtën diasporës për të votuar, biles duhet të gjejmë dhe mundësinë për diasporën për t’u përfaqësuar.
Pra 140 deputetë në një vend si Shqipëria ku pretendojmë që ta rrisim numrin e votuesve, ishalla vijmë në vaktin e Hungarisë që të votojnë 80%. 140 burra dhe gra të mençur, të ri e të reja që i ka ky vend për ta marrë përsipër për të bërë një Parlament dhe për ta pasur funksional”, tha ai ndër të tjera.
700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre 2 italianë (VIDEO)
Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person
- 11:47 700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre 2 italianë (VIDEO)
- 11:30 Haaland pas eliminimit nga Kupa e Botës: E vendosëm Norvegjinë në hartën e futbollit
- 11:26 Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)
- 11:06 Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani
- 10:54 Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person
- 10:48 Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i rëndësishëm për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë