Protesta e 1 Majit në Shqipëri, punëtorët: Votoni urgjent minimumin jetik
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, është shënuar me një protestë të organizuar nga Unioni i Sindikatave përpara Ministrisë së Ekonomisë.
Pjesëmarrësit kanë dalë me pankarta ku shkruhej “Jeta e punëtorit nuk është kosto biznesi” dhe “Pagë për të jetuar, jo për të mbijetuar”, duke kërkuar kushte më të mira pune dhe rritje të të drejtave të punëtorëve. Në protestë është vënë re një pjesëmarrje e kufizuar dhe mungesë e të rinjve.
Ndër kërkesat e ngritura ishte krijimi i një ministrie të posaçme për punën si dhe vendosja e një minimumi jetik dinjitoz.
Drejtori i Unionit të Sindikatave të Shqipërisë, Kondi Lija, u shpreh se 1 Maji duhet të shërbejë si ditë proteste dhe jo si festë. Ai ngriti shqetësimin për rritjen e aksidenteve në punë dhe humbjeve të jetëve, duke deklaruar se sipas tij, vdekjet në vendin e punës janë rritur me 45% krahasuar me një vit më parë, ndërsa aksidentet janë dyfishuar. Lija kërkoi rritje të kontrolleve institucionale dhe miratimin e minimumit jetik në Kuvend.
Në të njëjtën kohë, një tjetër protestë po zhvillohet para Kryeministrisë, e organizuar nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë.
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s