Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, Policia njofton bllokim të disa akseve
Ditën e sotme opozita (PD dhe PL) zhvillojnë protestën e radhës të organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës, ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë për korrupsion.
Ndërkohë Policia përmes një njoftimi ka bërë të ditur se për shkak të zhvillimit të këtij tubimi, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore.
Sipas Policisë, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Po ashtu Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në akset rrugore si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit.
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë-Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.
Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 11:00 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta