Protesta ndaj ligjit pro-rus në Gjeorgji, presidentja: Do vendos veton
Protesta të dhunshme u verifikuan në Gjeorgji pas aprovimit të ligjit të kontestuar për agjentët e huaj. Manifestuesit u sulmuan nga policia me gaz lotsjellës dhe topa uji dhe mbi 60 prej tyre u arrestuan.
Ligji kërkon që mediat dhe OJQ-të që marrin mbi 20 për qind të financimeve nga burime të huaja të regjistrohen si “agjentë të influencës së huaj”.
Manifestuesit e konsiderojnë ligjin jodemokratik dhe të ngjashëm me atë të Kremlinit.
Nga Nju Jorku, presidentja gjeorgjiane, që ka deklaruar se do të vendosë veton ndaj ligjit, ka dërguar mesazhe në mbështetje të protestuesve.
“Ndodhem në Nju Jork dhe pas meje është Statuja e Lirisë. Ajo është një simbol për të cilin Gjeorgjia ka luftuar gjithmonë dhe për të cilin kemi arritur deri këtu. Jam me ju, sepse sot ju përfaqësoni Gjeorgjinë e lirë”, tha ajo.
Ndërkohë, Parlamenti Evropian paralajmëroi Gjeorgjinë se miratimi final i ligjit mund të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet me BE-në.
“Ligji bie ndesh me vlerat dhe normat e BE-së dhe gjithashtu me synimin e vendit për t’u bashkuar me familjen evropiane”, deklaroi shefi i Politikës së Jashtme, Josep Borrell.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë