Protesta në Ekuador, vrasja e kandidatit për president, qytetarët kërkojnë drejtësi
Vrasja e kandidatit për president Fernando Villavicencio ka shkaktuar dhimbje në Ekuador. Mbështetës të liderit anti-korrupsion të qendrës së djathtë u mblodhën në qytetin Kuito për të kërkuar një hetim të ngjarjes.
Pas shpalljes së disa ditëve zi kombëtare, autoritetet ekuadoriane kanë sinjalizuar një grup shtetasish kolumbianë të dyshuar si autorë materialë të vrasjes.
Presidenti Guillermo Lasso ka kërkuar asistencë për të hetuar atentatin nga Shtetet e Bashkuara, që kanë dërguar një ekip të FBI-së në Ekuador.
“Po protestojmë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Fernando Villavicencio. Duam drejtësi. Vetëm kështu mund të ndëshkohet mendja kriminale që çoi në vrasjen e kryetarit tonë”, tha Natalia Carrión, politikane.
Në Ekuador vazhdon gjendja e emergjencës e shpallur pas vrasjes, që vjen dy javë pas ekzekutimit të një kryebashkiaku.
Për profesorin e Shkencave të Komunikimit në Universitetin Simon Bolivar dhe këshilltarin politik Gustavo Isch, dhuna politike në Ekuador ka gjasa të vazhdojë gjatë.
“I gjithë vendi është i shqetësuar pasi tema e dhunës këtu në Ekuador, sidomos dhunës politike, ka ardhur duke u intensifikuar në dy dekadat e fundit. Në të kaluarën kemi pasur vrasje, por ekzekutimi i një kandidati për president përbën një diferencë të madhe. Nuk jemi mësuar të jetojmë me një situatë të tillë. Ajo që ka ndodhur në Meksikë, që ka ndodhur në Kolumbi tani po ndodh në Ekuador dhe nëse nuk zgjidhet do të ketë pasoja”, u shpreh Gustavo Isch, profesor i Shkencave të Komunikimit.
Fotoja e Villavicencio do të vazhdojë të jetë në fletët e votimit, që tashmë janë printuar për ditën e zgjedhjeve, të dielën e 20 gushtit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit