Protesta në Gjeorgji, qytetarët kërkojnë lirimin e ish-presidentit Saakashvili

5 Janar 2023 | 16:11

Tubime solidariteti shoqëruar me kërkesën për transferimin jashtë shtetit për trajtim të ish-presidentit Mikheil Saakashvili u mbajtën në shumë qytete të Gjeorgjisë, si dhe në qytete të tjera të Evropës.

Protestuesit bënë thirrje për lirimin e ish-presidentit të burgosur për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të tij.

“Po bashkohemi me manifestimet globale që janë të lidhura me gjendjen e presidentit të tretë të Gjeorgjisë, Saakashvili. Tubimi u njoftua nga miqtë tanë ukrainas dhe tani demonstratat po zhvillohen edhe në vende të tjera. Mesazhi është të shpëtojmë një jetë, atë të Mikheil Saakashvilit”,  tha Akaki Minashvili, Lëvizja e Unitetit Kombëtar.

Menjëherë pas kthimit nga Ukraina, Saakashvili u burgos dhe po shlyen një dënim 6-vjeçar në një burg gjeorgjian për abuzim me pushtetin. Mbështetësit e tij pretendojnë se vendimi i gjykatës ka qenë i motivuar politikisht.

Pasi qëndroi në grevë urie për shumë javë, gjendja e tij shëndetësore nisi të përkeqësohet. Ekipet mjekësore të huaja dhe vendase që e vizituan deklaruan se Saakashvili po vuan nga një demencë progresive. Disa prej tyre besojnë se kjo mund të jetë e lidhur me helmimin e tij me metale të rënda.

Por pavarësisht kësaj, zyrtarët gjeorgjianë nuk ndajnë të njëjtin mendim për gjendjen kritike shëndetësore të ish-kreut të shtetit.

Ata thonë se ai po përpiqet të shmangë procesin gjyqësor dhe të mashtrojë shoqërinë dhe partnerët ndërkombëtarë. Në të njëjtën kohë, një protestë u mbajt përpara pallatit presidencial.

Tani, presioni është rritur mbi presidenten aktuale të Gjeorgjisë, Salome’ Zurabiçvili. Janë bërë gjithashtu disa javë që nga nisja e demonstratave përpara zyrave të administratës së saj, me diplomatë, politikanë dhe mjekë gjeorgjianë që janë bashkuar me qytetarët. Ata i kërkuan bashkarisht presidentes aktuale që ta falë Saakashvilin, pasi sipas tyre, gjendja shëndetësore e tij po përkeqësohet çdo ditë, gjë që mund të ketë pasoja të rënda.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë

Belgjika regjistroi shkallën më të lartë të vdekshmërisë së tepërt në Evropë gjatë valës së të nxehtit në fund të qershorit, raportoi të hënën e...
14:06 | 27/07/2026

BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë

Bashkimi Evropian ka dërguar avionë zjarrfikës, helikopterë dhe personel në Francë dhe Spanjë, ndërsa zjarret vazhdojnë të përhapen në të dy vendet, duke detyruar më...
13:58 | 27/07/2026

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026