Protesta në Gjermani për shkak të politikave ndaj migracionit, reagon Merkel

31 Janar 2025 | 09:04

Në shumë qytete gjermane të enjten shpërthyen protesta kundër CDU/CSU për shkak të politikës së tyre kundër migracionit dhe bashkëpunimit me AFD në Bundestag.

Rreth pesë mijë protestues janë mbledhur në Leipzig, nën sloganin “Të ndalim Merz dhe AfD, mbrojmë të drejtën e azilit”.

Në Berlin, protestuesit u mblodhën para selisë së CDU. Sipas Bild, partia urdhëroi punonjësit e saj të shkojnë në shtëpi para protestës në ora 18:00. Protestat u njoftuan gjithashtu para selisë së CSU në Munih.

CDU/CSU dje bëri kërkesë në Bundestag për futjen e masave që do të ulnin  migrimin e parregullt në minimum. CDU/CSU, ndër të tjera, kërkon që të gjithë ata që nuk kanë dokumente të vlefshme udhëtimi të refuzohen në kufi, dhe kjo përfshin edhe ata që duan të kërkojnë azil në Gjermani.

Kërkesa u pranua, por vetëm falë votave të AfD-së. Kreu i CDU dhe kandidati për kancelar për zgjedhjet e 23 shkurtit, Friedrich Merz me muaj kishte theksuar se ai nuk dëshironte të bashkëpunojë me AfD në asnjë rast.

Protestuesit në Leipzig kanë krijuar një ‘mur zjarri’ me karton, që është një term që CDU/CSU përdor për të theksuar politikën e tyre të largët ndaj AfD-së.

Në Drezden gjatë mbrëmjes u mblodhën disa qindra protestues. Në fundjavë, sindikatat, shoqatat e kishave dhe organizatat si Fridays për Future njoftuan protestë në Berlin kundër politikës së migrimit të CDU/CSU dhe afrimit të tyre me AfD-në.

Ish-kancelarja Angela Merkel ka kritikuar Merz me një ton jashtëzakonshëm të ashpër, pasi i ka mundësuar AfD-së të merr vendime të përbashkëta në Bundestag me demokristianët.

“Merz shkeli premtimin e tij se ai nuk do t’i afrohej AFD -së,” tha zyra e Angela Merkel, e cila pasi la politikën aktive, tha se nuk do të ndërhynte më në ngjarjet e përditshme politike.

Këtë të enjte Bundestag është paralajmëruar serish votimi për propozimin konkret të ligjit që i referohet ndalimit të bashkimit të familjes për ata që nuk kanë të drejtë qëndrimi në Gjermani.

Merz paralajmëroi se partive të qeverisë pakicë të Olaf Scholz do t’iu ofrojnë që të votojnë bashkërisht ligjet e propozuara, por Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) dhe Të Gjelbrit kanë refuzuar një gjë të tillë duke thënë se propozimet bien ndesh me Kushtetutën.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur

Më shumë se 10,000 persona u raportuan të zhdukur pas tërmetit që goditi Venezuelën gjatë natës, sipas të dhënave nga një faqe interneti e krijuar...
16:42 | 25/06/2026

“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë

Shumë banorë e kaluan natën në rrugë ose duke kërkuar familjarët e tyre në Catia La Mar, në shtetin La Guaira, një nga zonat që...
16:14 | 25/06/2026

“Mendova se do të vdisja’ – Venezuelianët përshkruajnë panikun e tërmetit, familjet ende kërkojnë të mbijetuarit

Mbi 160 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën të mërkurën në mbrëmje, duke...
16:04 | 25/06/2026