Protesta në Greqi për vrasjen e 16-vjecarit nga policia

14 Dhjetor 2022 | 14:29

Me mijëra qytetarë marshuan dhe protestuan në Selanik dhe Athinë, pasi një i ri 16-vjeçar nga komuniteti rom, i cili u qëllua nga policia humbi jetën.

Krerët e këtij komuniteti u kanë bërë thirrje protestuesve për qetësi, të cilët herë pas here përplasen me policinë.

Të paktën 23 protestues u ndaluan dhe 2 të tjerë u arrestuan në kryeqytetin grek.

Mes demonstruesve dhe oficerëve pati përplasje ku autoritetet përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Përplasje pati edhe në qytetin e Selanikut. Persona të maskuar sulmuan policinë, edhe në këtë qytet u ndaluan 32 demonstrues.

Protesta u ashpërsuan pas vdekjes së 16-vjecarit, i cili u qëllua gjatë ndjekjes nga policia sepse u largua pa paguar në një karburant.

I riu u dërgua në spital ku qëndroi në koma por më pas humbi jetën. Sipas protestuesve policia reagoi ashpër ndaj tij sepse i përkiste komunitetit rom duke akuzuar autoritetet për racizëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026