Salianji: Basha po lufton për interesa personale, po dëmton PD e opozitën
Deputeti i Partisë Demokratike tha se Lulzim Basha po lufton për interesa e tij personale e jo për partinë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se ish-kryedemokrati duke marrë pas vetes një grup personash do të tregojë se ka peshë politike, por sipas tij ai po dëmton thellësisht interesat e partisë por edhe të opozitës në tërësi.
“PD nuk e mban të përçarë vula apo sigla, ka një ndarje për interesa personale në PD. Çështja e gjyqit është një sebep të cilin e mban peng Edi Rama. Është e dukshme që drejtësinë e ka në dorë Edi Rama. Basha kërkon që të bëjë një parti të vogël dhe ta ketë aty me disa njerëz që të vij rrotull. Kemi një interes personal që prevalon që do të tregojë që edhe unë jam këtu për të treguar se ka peshe politike duke i dëmtuar thellësisht interesat jo vetëm të PD-së, por edhe të opozitës në tërësi”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve