Protesta në mbështetje të palestinezëve dhe tensione në universitetet amerikane

23 Prill 2024 | 08:33

Universiteti i Kolumbias ka anuluar mësimin në auditorë, dhjetëra protestues u arrestuan në Universitetin Yale dhe dyert e Universitetit të Harvardit u mbyllën të hënën për publikun. Disa nga universitetet më prestigjioze amerikane u përpoqën të qetësojnë tensionin në kampuset universitare të krijuara për shkak të luftës së Izraelit me Hamasin.

Këto veprime pasuan arrestimin javën e kaluar të mbi 100 demonstruesve pro-palestinezëve, të cilët kishin ngritur tenda përpara Universitetit Kolumbia. Institucionet arsimore amerikane po vështirësohen në përcaktimin e kufijve mes lirisë së shprehjes dhe ruajtjes së sigurisë dhe gjithëpërfshirjes në kampuse.

Krahas demonstratave në këto universitete elitare amerikane, të mbiquajturat Ivy League, protesta pro-palestinezëve pati edhe në kampuse të tjera, përfshirë në Universitetin e Miçiganit, në Universitetin e Nju Jorkut dhe në Institutin e Teknologjisë së Masaçusetsit.

Protestat i kanë kthyer studentët kundra njëri-tjetrit. Studentët pro-palestinezëve kërkojnë që universitetet e tyre të dënojnë sulmin e Izraelit në Gazë dhe të tërhiqen nga përfshirja me kompanitë që shesin armë për Izraelin. Ndërkohë, disa studentë hebrenj thonë se pjesa më e madhe kritikave ndaj Izraelit është shndërruar në anti-semitizëm dhe i ka bërë të ndjehen jo të sigurt. Ata gjithashtu vënë në dukje se Hamasi ende po mban pengjet e marrë gjatë sulmit të 7 tetorit.

Tensionet vazhduan të larta të hënën në Universitetin e Kolumbias në qytetin e Nju Jorkut, ku dyert ishin mbyllur për personat që nuk kishin dokument studenti dhe ku protestat vazhdojnë nga brenda dhe jashtë universitetit.

Ligjvënësja demokrate Kathy Manning, e cila po vizitonte Universitetin e Kolumbias së bashku me tre ligjvënës të tjerë hebrenj, u tha gazetarëve pas takimit me anëtarët e Shoqatës së Studentëve Hebrenj të Juridikut, se ishin të zëna nga çadrat e protestuesve gati një e treta e hapësirave të blerta.

“Pamë parulla se Izraeli duhet të shkatërrohet”, tha ajo pas largimit nga kampusi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026