Protesta në Selanik për vendosjen e kartave të reja të identitetit 

4 Shtator 2023 | 10:23

Rreth 5 mijë persona protestuan të dielën në Selanik për shkak të vendimit të qeverisë për të futur lloje të reja kartash identiteti, të cilat janë në përputhje me standardet më të gjera të BE-së dhe do të bëhen të detyrueshme nga viti 2026.

Siç raporton AP, protestuesit u mblodhën në Kullën e Bardhë të qytetit, një ish kala në bregdet, duke bërtitur slogane dhe himnin kombëtar, pas së cilës ata marshuan nëpër qytet dhe u shpërndanë pa incidente.

AP thekson se pas vendimit për kartat e reja të identitetit, në Greqi lulëzuan teoritë e konspiracionit, sipas të cilave dokumentet e reja të identifikimit dyshohet se përmbajnë çipa që do t’u lejojnë autoriteteve të përcaktojnë me saktësi vendndodhjen e qytetarëve apo edhe “të kontrollojnë mendjen e tyre”.

Shtohet se kundërshtarët më të mëdhenj të kartave të reja të identitetit janë thellësisht fetarë. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mohoi të gjitha akuzat e tyre, shton AP.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026