Protesta për drejtësi në Itali pas vrasjes brutale të emigrantit nigerian
Dy marshime u zhvilluan në Itali, përmes të cilave qytetarët kërkuan drejtësi për vrasjen brutale në mes të ditës të një emigranti nigerian nga një shtetas italian.
Një nga marshimet u organizua nga komuniteti nigerian në provincën Maçerata, e drejtuar nga bashkëshortja e viktimës dhe dy vëllezërit e tij.
Organizatorët e tubimit deklaruan se nuk donin që kërkesa për drejtësi të mbulohej nga akuzat për racizëm, për të cilat u shprehën të vetëdijshëm se nuk mund të provohen.
Marshimi i dytë u mbajt ndërkohë në të njëjtin aks rrugor një orë më vonë, nën drejtimin e shoqatës Italianët me Ngjyrë. Manifestuesit kërkuan nga autoritetet që të njohin aspektin e racizmit në vrasjen e 29 korrikut.
Një video që ka qarkulluar në internet tregon agresorin teksa shtrin në tokë emigrantin afrikan dhe nis ta mbysë atë me duar.
Zëri i një personi dëgjohet teksa i bën thirrje agresorit të ndalet, por askush nga të pranishmit nuk ndërhyri fizikisht, duke ngjallur zemërim për indiferencën.
Policia arrestoi të dyshuarin Filippo Ferlazzo, 32 vjeç, por përjashtoi që sulmi i tij të ketë pasur motive raciste.
LEXONI GJITHASHTU
Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%
Zjarr masiv në një kantier ndërtimi në Bruksel! Dyshohet disa viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
- 16:40 Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%
- 16:36 META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
- 16:31 Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?