Protesta për vrasjen e Liridonës, tensione para godinës së qeverisë së Kosovës

5 Dhjetor 2023 | 19:25

Është tensionuar situata para godinës së qeverisë së Kosovës, në protestën qytetare të zhvilluar pas vrasjes së Liridona Ademajt me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murselit.

Qindra qytetarë kërkojnë liri dhe barazi për gratë, teksa kanë mbajtur edhe fjalime pranë godinës së qeverisë në Prishtinë, e cila ishte e rrethuar me forca të shumta policie.

Qytetarët e pranishëm në protestë mbajnë në duar pankarta me mbishkrimet: “Gjykatat armike të grave”, “vrasësit e grave në burg”, “liri dhe barazi për gratë”, etj.

Kujtojmë se vrasja e Liridonës ka “trazuar” mbarë opinionin publik, edhe për shkak të dinamikës së ngjarjes, pasi fillimisht u raportua se ajo u vra gjatë një tentative grabitjeje dhe më pas rezultoi se vrasja ishte porositur nga bashkëshorti i saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
22:08 | 15/07/2026

“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunović, e...
22:07 | 15/07/2026

Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur...
20:17 | 15/07/2026