Protesta të dhunshme në Izrael, kërkohet marrëveshje urgjente për pengjet
Mijëra aktivistë u mblodhën mbrëmjen e së shtunë në qendër të Tel Avivit duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe një marrëveshje urgjente për lirimin e pengjeve izraelitë në Rripin e Gazës dhe ish-sekretarja amerikane Hillary Clinton iu drejtua protestuesve përmes lidhjes video.
“Ata janë bashkatdhetarët tanë, gra e fëmijë dhe duhet të lirohen menjëherë. Duhet të ndërmerren veprime urgjente për t’i kthyer ata në shtëpi”, tha Clinton.
Ambasadori amerikan në Izrael, Jack Lew i tha turmës se SHBA po vazhdon negociatat për kthimin e pengjeve, raporton The Times of Israel.
Demonstruesit bllokuan autostradën Ayalon dhe ndezën një zjarr, duke kërkuar një marrëveshje urgjente për kthimin e pengjeve nga Gaza.
Pasi protestuesit refuzuan të shpërndaheshin pas një tubimi të autorizuar, policia e shpalli atë një protestë të paligjshme dhe filloi të përdorte metoda të shpërndarjes së turmës për të pastruar kryqëzimin Azrieli, ku aktivistët bllokuan rrugët.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë