Protestat masive| Irani bllokon internetin, Musk aktivizon Starlink

24 Shtator 2022 | 11:40

Aktivistët në Iran po shprehin shqetësimin për ndërprerjet e shërbimit te internetit, qytetarët nuk mund të hyjnë në mediat sociale.

Zemërimi ka qarkulluar në internet pas më shumë se një jave protestash masive të shkaktuara nga vdekja e një 22-vjeçareje e cila ndodhej në një qendër edukimi sepse kishte veshur keq hixhabin.

Grupi i monitorimit të internetit NetBlocks tha se Instagram dhe WhatsApp – dy nga mjetet kryesore të komunikimit që Irani zakonisht lejon – janë kufizuar.

Dy aplikacionet kanë miliona përdorues iranianë dhe janë bërë gjithnjë e më të njohura pasi autoritetet bllokuan platforma të tjera, duke përfshirë Facebook dhe Twitter. Telegram, YouTube dhe TikTok gjithashtu janë mbyllur.

Shtetet e Bashkuara thonë se do të lehtësojnë kufizimet e internetit për të kundërshtuar shtypjen e protestave nga Teherani.

 “Ne do të ndihmojmë të sigurohemi që populli iranian të mos mbahet i izoluar dhe në errësirë”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken duke shtuar se ishte e qartë që qeveria iraniane kishte frikë popullin e saj.

Lehtësimi i kontrolleve të softuerit do t’i lejojë firmat amerikane të teknologjisë të zgjerojnë biznesin e tyre në Iran.

Në krah të Blinken reagoi miliarderi Elon Musk, i cili tha në Twitter se është i gatshëm të aktivizojë firmën e tij të internetit satelitore, Starlink, për të ofruar shërbime interneti për Iranin.

Starlink ofron shërbime interneti nëpërmjet një rrjeti të madh satelitësh dhe ka për qëllim të ndihmojë njerëzit që jetojnë në zona të largëta që nuk mund të marrin internet me shpejtësi të lartë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30

Numri i të vdekurve nga zjarri në një pub të mbushur me njerëz në kryeqytetin tajlandez Bangkok u rrit në 30 të martën, sipas zyrtarëve...
10:24 | 14/07/2026

Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, nisi të hënën një fushatë për të shpërbërë Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke pretenduar se tribunali global po...
10:12 | 14/07/2026

Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë

Në një rast të parë global, dy robotë humanoide kanë kryer një ndërhyrje kirurgjikale te një pacient i gjallë. Robotët kryen kolecistektomi laparoskopike, ose heqje...
10:06 | 14/07/2026