Protestat në Iran, Trump po shqyrton disa opsione të mundshme ushtarake
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump po shqyrton një sërë opsionesh të mundshme ushtarake në Iran pas protestave vdekjeprurëse në vend.
Dy zyrtarë amerikanë për CNN kanë deklaruar se Trump po shqyrton zbatimin e kërcënimeve të tij të fundit për të goditur vendin nëse ata përdorin forcë vdekjeprurëse kundër popullit iranian.
“Disa nga diskutimet kanë përfshirë gjithashtu opsione që nuk përfshijnë forcën ushtarake të drejtpërdrejtë amerikane,” tha një nga zyrtarët.
Presidenti ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për ndërhyrjen, thanë zyrtarët, por ai po shqyrton seriozisht veprimet, ndërsa numri i të vdekurve në Iran vazhdon të rritet.
HRANA ka bërë me dije se të paktën 420 protestues janë vrarë gjatë demonstratave gjatë 15 ditëve të fundit në Iran kundër regjimit në vend. Mësohet se mes viktimave janë tetë fëmijë. Gjithashtu HRANA bën me dije se 10,000 persona janë arrestuar.
Mbetet e paqartë nëse numri i të vdekurve nga HRANA-ja e pasqyron plotësisht shkallën e viktimave, duke pasur parasysh mbylljen e internetit dhe linjave telefonike nga autoritetet në të gjithë vendin.
Nga akuzat për pastrim parash te ndërrimi i shtetësisë. Kush është Vladimir Ermolaev, oligarku ukrainas që mbeti i plagosur
“Batalioni i Monakos” – Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta bashkë me Ermolaev
Goditet rrjeti i pastrimit të parave nga bastet e paligjshme në Turqi, 37 të arrestuar në operacion të gjerë
- 21:33 Kryepiskopi Joan maturantëve: Bëhuni protagonistë të së mirës, të paqes, të përpjekjes dhe të dashurisë
- 21:04 Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
- 20:58 INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 20:47 “E duan Shqipërinë shesh për horrllëk e pisllëk”, Rama: Korbat dhe sorrat do dështojnë
- 20:39 Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
- 20:31 Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti