INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve

30 Qershor 2026 | 20:58

Shqiptarët udhëtuan më shumë gjatë vitit 2025, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, banorët mbi moshën 15 vjeç realizuan rreth 4.5 milionë udhëtime për qëllime personale dhe biznesi, duke shënuar një rritje të ndjeshme të lëvizjeve, veçanërisht jashtë Shqipërisë.

Nga totali i udhëtimeve, 97.6% u kryen për qëllime personale, ndërsa vetëm 2.4% për arsye biznesi. Në vend u regjistruan rreth 4.4 milionë udhëtime për qëllime personale dhe afro 100 mijë udhëtime biznesi.

Sipas INSTAT, pushimet dhe koha e lirë përbënin arsyen kryesore të udhëtimeve brenda vendit, me 52.8% të totalit. Ndërsa për udhëtimet jashtë Shqipërisë, motivi kryesor ishte vizita te të afërmit dhe miqtë, që përbënte 52% të rasteve.

Raporti tregon se udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3% krahasuar me vitin 2024. Njëkohësisht është shtuar edhe përdorimi i apartamenteve me qira afatshkurtër, si Airbnb, me 5.9%, ndërsa akomodimi në hotele u rrit me 5.6%.

Transporti ajror shënoi rritjen më të lartë, me rreth 14%, duke reflektuar zgjerimin e udhëtimeve ndërkombëtare.

Gjatë vitit 2025, shqiptarët qëndruan mesatarisht 5.3 netë për çdo udhëtim. Gushti ishte muaji me numrin më të lartë të udhëtimeve, duke përbërë 12.6% të totalit vjetor, i ndjekur nga qershori me 10.9%, dhjetori me 10.2% dhe korriku me 9.8%.

Për sa u përket destinacioneve brenda vendit, Tirana ishte qarku më i vizituar, me 13.7% të totalit të udhëtimeve, e ndjekur nga Vlora me 12.2%, ndërsa Korça dhe Durrësi ndanë nga 7.3% secili.

Jashtë vendit, Italia mbeti destinacioni më i preferuar i shqiptarëve, duke përbërë 11.3% të udhëtimeve, e ndjekur nga Greqia me 10.4% dhe Gjermania me 4%. Në kategorinë e destinacioneve të tjera, ku përfshihen Turqia, Spanja dhe Mali i Zi, u regjistruan 2.9% e udhëtimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026

Rriten me 32% të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara, 132 milionë lekë në 6 muaj

Të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara janë rritur me mbi 30% gjatë këtij viti. Agjencia e Administrimit të Pasurive të...
16:13 | 20/07/2026