Protestë e re në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë zbatim të plotë të gjuhës
Studentët shqiptarë kanë paralajmëruar një protestë të re më 18 maj në Shkup, duke e zgjeruar tashmë kauzën e tyre nga çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, në kërkesë për zbatim dhe respektim të plotë të gjuhës shqipe në të gjitha institucionet shtetërore.
Organizatorët thonë se protesta e parë kishte nisur si reagim ndaj pamundësisë për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, por gjatë kësaj periudhe janë evidentuar edhe probleme të tjera që lidhen me trajtimin e gjuhës shqipe në institucione.
Njëri nga organizatorët, Mevlan Ademi, deklaroi se protesta tashmë ka marrë karakter më të gjerë qytetar dhe bëri thirrje për mobilizim të profesorëve, studentëve, shoqërisë civile dhe faktorëve politikë shqiptarë.
“Mesazhi fillimisht ishte i orientuar rreth një problemi teknik që kishte të bënte me përmirësimin e procesit të studimeve, por më pas u zbuluan shumë probleme të tjera dhe tani kjo është shndërruar në një protestë për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha institucionet e Maqedonisë së Veriut. Edhe unë mendoj që të gjitha shtresat e shoqërisë civile, profesorët, nxënësit, faktorët politikë dhe të gjithë qytetarët duhet të jenë të bashkuar. Gjuha jonë duhet të na bashkojë e jo të na ndajë. Në fund të ditës, të gjithë të njëjtin hall e kemi”, thotë Mevlan Ademi, student.
Sipas njoftimit, protesta do të mbahet të hënën duke filluar nga ora 16:30. Tubimi do të nisë tek Ura e Gurit në Shkup, ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë nëpër qytet.
Përkrahje për protestën kanë shprehur edhe politikanë shqiptarë nga opozita në vend, si dhe figura politike nga Kosova dhe Shqipëria.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri përkujtojnë se provimi i jurisprudencës asnjëherë nuk është mbajtur në gjuhën shqipe që nga pavarësia e shtetit dhe premtojnë ta zgjidhin për herë të parë këtë çështje. Tashmë është formuar një grup pune që po punon për një zgjidhje ligjore.
Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton ‘rikonstruktim të thellë’, ja ndryshimet e reja
“One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta
- 18:14 “Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
- 17:56 Një javë ceremoni mortore, detaje nga ceremonia publike e lamtumirës së Khamenei
- 17:47 Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
- 17:39 U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës
- 17:39 Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri
- 17:25 55 milionë euro, Bayern Munich nënshkruan me mbrojtësin e Eintracht Frankfurt Nathaniel Brown