Protestuesit lyejnë me bojë të kuqe Ministrinë e Brendshme
Protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Brendshme në shenjë demonstrative kanë hedhur bojë të kuqe në muret e ministrisë.
Teksa kanë kërkuar drejtësi për Jonadën 7-vjeçare dhe siguri për gjithë fëmijët, protestuesit në mënyrë simbolike kanë hedhur bojën e kuqe si shenjë të gjakut të fëmijëve të vrarë nga padrejtësia e pushtetit.
Ndryshe nga protesta e disa ditëve më parë, numri i pjesëmarrësve ishte relativisht i ulët.
Protestuesit e nisën marshimin në zonën e pedonales dhe u ndalën para Ministrisë së Brendshme ku kërkuan shkarkimin e ministrit Çuçi dhe drejtorit Gledis Nano.
Më tej ata u zhvendosën në drejtim të Kryeministrisë.
Më 2 gusht, ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Avdia, teksa kryente manovra të rrezikshme me skaf në plazhin e Potamit në Himarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta