Protestuesit në Iran u dhunuan dhe abuzuan seksualisht, sipas Amnesty International
Forcat iraniane të sigurisë i kanë përdorur dhunimin dhe llojet e tjera të abuzimit seksual për t’i frikësuar protestuesit gjatë luftës së shtetit kundër protestave gjithëkombëtare, të cilat nisën shtatorin e kaluar me moton: “Gra, Jetë, Liri”, tha Amnesty International në një raport më 6 dhjetor.
Dhuna seksuale u përdor kundër grave, burrave dhe fëmijëve, sipas raportit të organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, i cili dokumentoi vuajtjet e tmerrshme të 45 të mbijetuarve.
Në mesin e të intervistuarve në raport ishin 26 burra, 12 gra dhe shtatë fëmijë, ndaj të cilëve forcat iraniane të sigurisë kryen dhunë seksuale.
Asnjë zyrtar iranian nuk është akuzuar deri tani, apo përndjekur për krimet seksuale kundër protestuesve të burgosur, thuhet në raport.
Gratë iraniane u kanë prirë protestave gjithëkombëtare, të cilat u nxitën nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgimin policor në shtator të vitit të kaluar. Amini ishte arrestuar në Teheran, për shkak se gjoja nuk e kishte veshur siç duhet hixhabin.
Protestat e humbën gjallërinë dalëngadalë kah fundi i vitit 2022, pasi protestuesit u përballën me hakmarrje të fortë shtypëse nga forcat e sigurisë. Qindra protestues u vranë dhe mijëra u arrestuan, sipas aktivistëve dhe Kombeve të Bashkuara.
“Hulumtimi ynë gjeti se agjentët ë inteligjencës dhe sigurisë në Iran e përdorën dhunimin dhe format e tjera të dhunës seksuale për t’i torturuar, ndëshkuan dhe për t’iu shkaktuar dëme afatgjate fizike dhe psikologjike protestuesve, përfshirë fëmijëve 12 vjeç”, tha sekretari i Përgjithshëm i Amnesty International, Anges Callamard.
Nga 45 të mbijetuarit e intervistuar nga Amnesty, 16 ishin dhunuar, përfshirë gjashtë gra, shtatë burra, një 14-vjeçare dhe dy djem të moshave 16 dhe 17 vjeçe.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil