Protestuesit ‘pushtojnë’ Festivalin e Kanës, pankarta kundër dhunës ndaj grave
Një grup protestuesish të veshur me të zeza ‘pushtuan’ të dielën ‘Festivalin e Filmit’ në Kanë.
Ata protestuan duke mbajtur një pankartë të madhe me emrat e 129 grave që u vranë në Francë që prej festivalit të vitit 2021.
Demonstratat u zhvilluan në premierën e filmit ‘Holy Spider’, një thriller, i drejtuar nga Ali Abbasi, i cili tregon historinë e një gazetareje femër që heton vrasjet e vazhdueshme të punonjësve të seksit në Iran.
Filmi bazohet në vrasësin e vërtetë serial Saeed Hanaei, i cili rrëfeu se kishte vrarë 16 gra midis viteve 2000 dhe 2001. Vrasjet e tij u bënë të njohura si ‘vrasjet e merimangave’ dhe ai u dënua me vdekje më 8 prill 2002.
Është hera e dytë në Festivalin e 75-të të Filmit në Kanë të këtij viti që tapeti i kuq pushtohet nga një protestë për dhunën ndaj grave.
LEXONI GJITHASHTU:
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda