Protestuesit telefonojnë ‘live’ Ramën, peticion për shkarkimin e ministrave

8 Gusht 2022 | 21:02

Protestuesit e mbledhur të hënë në Tiranë për vrasjen e 7-vjeçares Avdia, më të paktë në numër se protesta e një dite më parë e përfunduan marshimin përpara Kryeministrisë.

Pjesëmarrësit përsëritën thirrjet drejtuar kryeministrit për shkarkimin e ministrave Çuçi dhe Kumbaro.

Ilirjana Kuçana, pedagoge, e afërme e 7-vjeçares telefonoi live kryeministrin Edi Rama për t’i parashtruar kërkesat e protestuesve, por ai nuk u përgjigj. Ajo lajmëroi nisjen e një peticioni online dhe fizik për t’i kërkuar kryeministrit të shkarkojë ministrat e tij.

“Do të vazhdohet të kërkohet drejtësi për Jonadën në institucionet ndërkombëtare. Do të ndërmarrim një peticion online dhe fizikisht duke i kërkuar kryeministrit të shkarkojë ministrat Çuçi dhe Kumbaro. Këtë e bëjmë për Jonadat e tjera. A duhet të mbajë dikush përgjegjësi për çdo njeri që vritet nga uniformat e shtetit, nga kryeministri”, tha Kuçana.

Më 2 gusht, ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Avdia, teksa kryente manovra të rrezikshme me skaf në plazhin e Potamit në Himarë.

Ai ishte efektiv policie dhe u përjashtua nga rradhët e policisë nga Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për ish-efektivin Arjan Tase.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026