Provat me të cilat prokuroria ndryshoi akuzën për Arjan Tasen | 5 zhvillime kryesore
- Provat e Prokurorisë së Vlorës që ndryshuan akuzën për ish-efektivin Arjan Tase
Një ditë më parë, Prokuroria e Vlorës rrëzoi të gjithë hetimin e bërë nga Agjencia për Mbikqyrjen Policore për Arjan Tasen, për vrasje nga pakujdesia, në lidhje me vdekjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë, duke gritur akuzën e vrasjes me dashje.
Sipas ekspertizës mjekësisë ligjore, është konstatuar 7-vjeçarja ka pësuar dëmtime të shumta në trup, kokë dhe në gjymtyrët e poshtëm.
Në raportin e prokurorisë, theksohet ndër të tjera se trupin e të miturës, në pjesën e gjoksit janë konstatuar disa prerje shumë të thella të shkaktuara ngë helikat e skafit.
Lexoni për më shumë: Provat e Prokurorisë së Vlorës që ndryshuan akuzën për ish-efektivin Arjan Tase

- Plazhi ‘Sirena Jonada’, 4 mijë firma në më pak në 24 orë nga publikimi i peticionit
Ka shkuar në 4 mijë, numri i personave të cilët kanë firmosur peticionin, për ndryshimin e plazhit të Potamit në “Sirena Jonada”, në më pak se 24 orë nga publikimi i tij.
Kështu bëri të ditur për “Euronews Albania”, poetja Alma Papamihali e cila ishte nismëtarja e peticionit, pasi shkroi një poezi për 7-vjeçaren.
Tre ditë më parë, në plazhit e Potamit në Himarë ndodhi një ngjarje e rëndë, ku e mitura u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga Arjan Tase.
Lexoni për më shumë: Plazhi ‘Sirena Jonada’, 4 mijë firma në më pak në 24 orë nga publikimi i peticionit

- Tragjedia në Himarë, Nano: Policia nuk është informuar nga institucionet përkatëse
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka kërkuar bashkëpunim mes institucioneve të Prefekturave, Bashkive dhe të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Me anë të një shkrese drejtuar ditën e sotme institucioneve përkatëse, Nano kërkon angazhim të të gjitha hallkave për të monitoruar dhe kontrolluar zbatimin e ligjit në fushën e turizmit.
Sipas tij, Policia e Shtetit nuk është informuar periodikisht mbi masat e marra nga institucionet përkatëse, të cilat lejojnë licensimin për zhvillimin e aktiviteteve detare, apo pajisjen me leje drejtimi të mjeteve motorike lundruese.
Lexoni për më shumë: Tragjedia në Himarë, Nano: Policia nuk është informuar nga institucionet përkatëse

- DASH s’i përmend emrin Berishës, por e cilëson si faktor destabiliteti për ekonominë
“Dhuna politike është e rrallë, rastet më të fundit janë një përpjekje e udhëhequr nga një ish-lider shqiptar i shpallur non grata për korrupsion”.
Kështu është shprehur Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin e saj për klimën e investimeve në Shqipëri, duke iu referuar kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe pse nuk i ka përmendur emrin.
Ndonëse nuk përmendet specifikisht me emër konkret, në paragrafin për mjedisin politik dhe sigurinë, DASH shprehet se dhuna politike në vendin tonë është e rrallë, ku një ish-lider shqiptar tentoi të hynte me forcë në selinë e PD-së, duke iu referuar ish-kryeministrit Berisha.
Lexoni për më shumë: DASH s’i përmend emrin Berishës, por e cilëson si faktor destabiliteti për ekonominë

- Pas sulmit kibernetik në Shqipëri qëndrojnë iranianët, thotë kompania amerikane
Një prej kompanive kryesore amerikane që trajtojnë çështje të sigurisë kibernetike, Mandiant ka deklaruar se sulmi kibernetik që mbylli përkohësisht pjesën më të madhe të shërbimeve digjitale të qeverisë shqiptare, mund të jetë kryer nga hakerët pro-iranianë që synonin të prishnin konferencën e një grupi opozitar iranian që strehohet në Shqipëri.
Sipas kompanisë, ata që kryen sulmin kibernetik kishin vepruar në mbështetje të përpjekjeve të Teheranit kundër disidentëve.
Koha, përmbajtja e publikuar në një kanal të medias sociale që përdoret për të marrë përgjegjësinë mbi sulme të kësaj natyre dhe ngjashmëritë me kodin e programit me virus, janë disa nga faktorët në të cilën bazohet Mandiant, në raportin e saj.
Lexoni për më shumë: Pas sulmit kibernetik në Shqipëri qëndrojnë iranianët, thotë kompania amerikane

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta