English

Provimi për studentët e mjekësisë/ Nga 14-23 gusht, do përzgjidhen 400 maturantë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nga data 14 Gusht e deri më 23, maturantët që kanë aplikuar për të ndjekur studimet në universitetitn mjekësi e përgjithshme, do të kryejnë testin e informatizuar.

- Advertisement -

Janë 1813 maturantë, të cilët do të kryejnë provimin pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Ata duhet të paraqitën 30 minuta para nisjes së tij, duke filluar që nga ora 8:30 e mëngjesit deri në 14:30.

Gjithashtu, ata duhet të paguajnë një tarifë prej 5000 lekësh, për të qenë pjesë në provim.

Maturantët janë ndare ne grupe dhe janë përcaktuar oraret e testimit brenda të njëjtës ditë. Duke qenë se testimi zhvillohet online dhe pyetjet janë me alternativa. Nga 1813 maturantë që kanë aplikuar do të përzgjidhen rreth 400 studentë fitues, të cilët do të marrin përgjigjen brenda ditësh.

Ndërkohë që janë edhe kuotat për studentë nga diaspora dhe në total do të jenë 464 studentë që do të ndjekin vitin e parë në mjekësi.

Këtë vit maturantët që do të shpallen fitues, do të firmosin një kontratë, ku do të punojnë 5 vite në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve.

Edhe ata që vijojnë studimet nga viti i dytë deri në të gjashtin, mund të  firmosin marrëveshjen që i detyron të punojnë 2 ose 3 vite në Shqipëri ose do të duhet të paguajnë tarifë të plotë studimi.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?