“Provova In Vitro 3-4 herë por nuk ia dola”, nëna tregon sfidat për një fëmijë

22 Maj 2023 | 09:28

Rudina Dahri është bërë me fëmijë në moshën 46-vjeçare pas përpjekjeve të shumta në 15 vite. Ajo tregon se për të ka qenë një nga sfidat më të mëdha për t’u bërë nënë dhe një nga synimet e saj kryesore në jetë.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tregoi se ka provuar 3-4 herë metodën in vitro në mënyrë që të bëhet me një fëmijë, por që të gjitha kanë dështuar.

Ajo theksoi se pas dështimit të të gjithë metodave për të pasur një fëmijë, ajo nuk shpresonte më.

“Pritëm disa vite së bashku me  bashkëshortin, më pas iu nënshtruam procedurave in vitro dhe nuk më rezultoi me sukses. Aty ishte dështimi më i mash i jetës time , se mendova se këtu mbaroi jeta ime. Isha 34-vjeç, kur provova in vitro. Kam bërë disa herë in-vitro dhe në të gjitha rastet kanë dështuar. Unë nuk shpresoja më”-tha ajo.

Pavarësisht kësaj ajo tashmë ka një fëmijë që gëzon shëndet të plotë. Djali që erdhi në jetë në mënyrë natyrale ka emrin Dreni.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026