PS mbledh Asamblenë, në fokus zgjedhjet brenda partisë dhe organizimi në Diasporë
Socialistët mbledhin këtë të shtunë në Gjirin e Lalëzit Asamblenë me fokus te zgjedhjet në nivel vendor brenda partisë, një vit përpara se të zhvillohen zgjedhjet lokale.
Gjithçka do të nis në orën 10 me fjalën hapëse të sekretarit të përgjithshëm, Blendi Klosi dhe më pas fjalën do e ketë kryeministri njëherësh kryetar i PS, Edi Rama për të dhënë mesazhet e tij përpara anëtarësisë.
Në fund të mbledhjes do të miratohen dy projektvendime që kanë të bëjnë me zgjedhjet e reja në strukturat vendore dhe për organizimin e Partisë Socialiste në diasporë.
Projektvendimi i parë që ka të bëjë me zgjedhjet në strukurat vendore ku në periudhën 21 mars- 30 qershor 2026 do të zhvillohet i gjithë procesi.
Përpara së të mbahen zgjedhjet në këto struktura ka një fazë përgatitore në periudhën 21 mars -15 prill 2026, ku ndër fokuset është rritja e anëtarësisë së partisë me objektiv që çdo organizatë socialiste të pranojë të paktën 4 anëtarë, 2 për çdo gjini.
Në periudhën 16 prill-15 maj 2026 do të mbahen zgjedhjet në organizatat socialiste, ku do të zgjidhen dy bashkëkryetarët, nga një për secilën gjini.
Në periudhën 16 maj-15 qershor 2026 do të mbahen zgjedhjet e kryetarëve të partisë të bashkive. Deri në 30 qershor duhet të përfunduar konstituimi i organeve vendore në çdo nivel.
I gjithë procesi zgjedhor do të kryhet nën drejtimin dhe monitorimin e drejtuesve politik në qarqe. Partia Socialiste do të ketë struktura edhe në diasporë. Vendimi do të miratohet në mbledhjen e Asamblesë.
Socialistët, vec Greqisë ku aktualisht kanë një strukturë funksionale, do të kenë degët e tyre edhe në 5 vende të tjera, saktësisht në Itali, Gjermani, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanada.
Për të e evidentuar anëtarësinë në këto vende në periudhën 30 mars-30 shtator do të jenë strukturat vendore të PS në 61 bashkitë e vendit, bazuar në kontaktet e regjistruara gjatë fushatës zgjedhore të fundit, duhet t’i rikontaktojnë dhe t’i informojnë për procesin e regjistrimit.
1 tetor 2026-1 mars 2027 do përzgjedhjen e koordinatorët e Partisë Socialiste në diasporë dhe konstituohen asambletë e Partisë Socialiste në diasporë në qytetet, rajonet apo shtetet e vendeve ku ata jetojnë.
Në fazën e fundit konstituohet edhe Këshilli Koordinues i Partisë Socialiste për vendin. Strukturat e Partisë Socialiste në diasporë do të kenë edhe përfaqësuesit e tyre në Asamblenë Kombëtare.
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë