PS shpall fitoren në Njësinë nr. 1 dhe nr. 2 në Tiranë
Mes ovacioneve për fitore, kryebashkiaku i Tiranës dhe drejtuesi i Partisë Socialiste në këtë qark, z. Erion Veliaj paraditen e sotme ka njoftuar nëpërmjet dy daljeve të njëpasnjëshme për mediat, fitoren e PS-së në Njësitë nr. 1 dhe nr. 2 në Tiranë.
“Besoj se mesazhi është i fortë dhe i qartë për mbështetjen tonë, jemi shumë më shumë se të gjithë të tjerët të marrë së bashku në atë njësi por kjo nuk do të thotë që nuk do t’u shërbejmë të tjerëve. Do të doja të kishim një tur zgjatje dore për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ne,” u shpreh Veliaj teksa njoftoi fitoren e PS-së në njësinë nr.1
“Është një mandat shumë i fortë për të shërbyer, për të përveshur mëngët dhe për të bërë shumë punë të mira për Njësinë nr 1,” shtoi kryebashkiaku.
Veliaj paralajmëroi për një ditë të gjatë dhe të bukur nga selia rozë, ku do të ketë përditësime çdo 30 minuta në vazhdim.
Kryebashkiaku bëri gjithashtu thirrje për përmbyllje sa më të shpejtë të procesit të numërimit.
Ndërkohë, deputeti Arben Pëllumbi u shpreh për fitoren në njësinë nr.2 se ka një falënderim për qytetarët që i besuan PS-së.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale