“Pse dha dorëheqjen Memli Krasniqi?!”, përgjigjet deputeti i PDK-së

23 Nëntor 2025 | 21:46

Mërgim Lushtaku, deputeti i PDK-së, ka folur në emisionin Review me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, lidhur me zhvillimet brenda partisë që ai përfaqëson. Lushtaku ka shpjeguar arsyet e dorëheqjes së Memli Krasniqit nga drejtimi i PDK-së, duke e falënderuar atë për përgjegjshmërinë e treguar.

“Besoj në deklarimin e kryesisë, sipas së cilës për ne kjo ishte e befasishme. Ai e kishte menduar dorëheqjen për më shumë se një vit, për arsye personale dhe për t’i dhënë më shumë hapësirë partisë. Prandaj unë e falënderoj. Nuk është e lehtë ta udhëheqësh partinë pas Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, por megjithatë ai e ka udhëhequr me sukses. Besoj se ka dhënë një leksion për të gjithë politikanët. E vlerësoj si akt politik; ka qenë edhe strategji që Bedri Hamza të jetë në krye.” – tha Lushtaku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve do të filloj komunikimet për formimin e institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se do të presë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit për të nisur më pas...
11:31 | 23/06/2026

KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve

KQZ në Kosovë ka përmbyllur procesin e rinumërimit të 185 vendvotimeve, për të cilat ishte marrë vendim për rinumërim. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi,...
17:55 | 19/06/2026

LVV merr mandatin e 53-të, hapet rruga për formimin e qeverisë me komunitetet

Me përfundimin e numërimit të votave me postë nga diaspora, Vetëvendosje ka siguruar edhe një mandat shtesë, duke arritur në 53 deputetë në Kuvendin e...
20:02 | 17/06/2026