Pse Erion Veliaj duhet të rikandidojë në Tiranë, sipas Blendi Klosit
Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi deklaroi se puna dhe menaxhimi që është bërë në Tiranë, janë arsye pse kryebashkiaku, Erion Veliaj duhet të kandidojë për herë të tretë.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Klosi u shpreh se ky është mendimi në tërësi brenda Partisë Socialiste.
“Edi Rama e ka thënë shprehimisht, ne nuk kemi asnjë vendim, por nuk gjej asnjë arsye pse Erion Veliaj të ndërrohet në Tiranë. Ky është fakt, puna që është bërë në Tiranë, mënyra si është menaxhuar qyteti, mënyra si është zhvilluar qyteti, janë kredite shumë të forta të Erion Veliajt për të kandiduar për herë të tretë në qytet. Kështu e mendojmë ne”, theksoi ai.
Disa javë më parë, kryeministri Edi Rama tha në “Now” se Partia Socialiste nuk ka kandidaturë më të mirë se kryebashkiaku, Erion Veliaj, për zgjedhjet e ardhshme lokale në Tiranë.
Rama nënvizoi se për kandidatët vendos Kryesia e PS-së.
LEXONI GJITHASHTU
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 14:03 Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 13:27 Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës