Pse Geert Wilders mund të jetë një rrezik serioz për Europën 

27 Nëntor 2023 | 11:48

Trendi i populizmit duket ne rritje këto kohë në BE dhe kjo shihet shqetësuese edhe për faktin se në mesin e viti të ardhshme do të ketë zgjedhje për parlamentin europian, shkruan DW.

Fitorja e populistit të djathtë, Geert Wilders ne Holande  ka shkaktuar valë shokuese në të gjithë Europën, duke hedhur hije në zgjedhjet europiane të vitit të ardhshëm.

Me shqetësim për pasojat e zgjedhjes së populistit holandez, Wilders në zgjedhjet europiane vitin e ardhshëm u shpreh politikanja liberale gjermane, FDP dhe kryetarja e komisionit të Bundestagut për mbrojtjen.

Ajo e quan “GeertWilders një rrezik serioz për Europën e hapur ndaj botës, që na bën të qartë, se zgjedhjet europiane rrezikojnë të kthehen në zgjedhje proteste të zgjedhësve të skajshëm, por edhe se tema e migracionit të pakontrolluar njerëzit me drejtë i preokupon.” Sipas Zimmermann të gjithë demokratët duhet të bashkohen ta zgjidhin këtë problem “së bashku dhe shpejt”, me qëllim që të mos ketë rritje të atyre partive të vogla që duan të hyjne në BE për ta shkatërruar atë nga brenda.

Kreu i grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane, Manfred Weber është shprehur, se kush do të luftojë radikalët dhe ekstremistët duhet të dëgjojë njerëzit, t’i marrë seriozisht dhe të zgjidhë problemet e tyre. Sipas Weber “nëse shtetet e BE  nuk e vënë nën kontroll krizën e migracionit, do të rriten Wilders dhe të tjerë si ai.” Ai kritikoi deklaratat e holandezit Frans Timmermass, zëvendëspresident i KE, që u shpreh i tronditur pas fitores së Wilders. Sipas Weber, kush fyen votueset e votuesit si antidemokratë, siç e

Për drejtorin e Institutit Studimor Europian për Luftimin e Terrorizmit dhe Konflikteve në Vjenë kemi nevojë për një Europë të fortë në kohët e tronditjeve të mëdha të rendit botëror. Këtu ka shumë mundësi veprimi për politikanët e partive të tjera të ngrenë zërin sepse tema vendimtare dhe kjo duhet të na shqetësojë është politika e pazgjidhur e migracionit…kjo është një zile alarmi për ne,  tema e migracionit, duhet të zgjidhet” u shpreh ai për radion gjermane, ndr.

Partitë e djathta populiste në Europë që e uruan menjëherë Wilders janë në eufori aktualisht. Në kongresin e partisë populiste të djathtë gjermane, AfD në Magdeburg u tha qartë se “askush nuk mund të na anashkalojë më ne në Parlamentin Europian”. Në Gjermani kjo parti shënon prej javësh rritje të ndjeshme në sondazhe. Edhe në Suedi e Finlandë partitë populiste të djathta janë partnerë koalicioni në qeverisje me kristiandemokratët. Në Itali madje në krye të qeverisë është një Giorgia Meloni nga një parti postfashiste, Frattelli d’Italia.

Hovi i partive populiste të djathta ka qenë në qendër të debateve mediatike gjatë javës së kaluar. Me shqetësim në një analizë të gazetës spanjolle “El Pais” të premten vërehet se pasojat e fitores së Wilders do të ndjehen vitin e ardhshëm. “Europa po rrëshqet drejt ekstremizmit të djathtë., Tek shumë qeveri që ndërkohë drejtohen ose bashkëdrejtohen nga parti që në fokus kanë frikën, intolerancën, aversionin ndaj të huajve, si në Suedi Finlandë, Republikën Çeke, Sllovaki, Hungari, Itali shtohet tani edhe fitorja e partisë së Lirisë….Kreu i saj Geer Wilders është antieuropian dhe sovranist, një armik i migracionit dhe islamit dhe mohues i ndryshimit të klimës. Pra mishërimi i ideologjisë ekstreme të djathtë në Europë. …Rritja e ultra të djathtëve në Europë do të ketë pa asnjë dyshim ndikim në zgjedhjet europiane në qershor”, analizon “El Pais”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori

Një agjent federal u qëllua për vdekje ndërsa përpiqej të ndihmonte autoritetet të kapnin një burrë që nuk u paraqit në gjyqin e tij për...
10:30 | 15/07/2026

Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein

Investitori miliarder Warren Buffett ka ndaluar së dhuruari donacione për fondacionin bamirës të Bill Gates disa javë pasi bashkëthemeluesi i Microsoft zbuloi lidhjet e tij...
10:28 | 15/07/2026

Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë

Qeveria britanike ka njoftuar se adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjeç do të kenë një kufizim automatik të përdorimit të rrjeteve sociale gjatë natës,...
10:14 | 15/07/2026