Pse Iute po jep bursa falas? Edukimi dhe zhvillimi i të rinjve në tregun e punës

31 Tetor 2023 | 13:33

Në një kohë kur disa dege universitare po përballen me rënie të interesit dhe po mbyllen, ndërsa të tjera po tërheqin vëmendjen e studentëve, shkencat kompjuterike shquhen si një fushë e rritur dhe e prekur nga një kërkesë të lartë. Kompania Fintech Iute, me bazë në Estoni, po bën një hap të madh për të siguruar që të rinjtë të kenë mundësinë për të zhvilluar karrierën e tyre në këtë fushë në rritje.

Në kuadër të filozofisë së saj të re, Iute ka nisur një bashkëpunim të rëndësishëm me Akademinë e Zhvillimit të Software-ve (SDA), një pjesë e qëndrës inovative Protik. Ky partneritet është mundësuar nga Ministria për Rininë dhe Fëmijët, duke sjellë një bashkëpunim të fuqishëm ndërmjet sektorit privat dhe atij publik për të përmirësuar edukimin dhe zhvillimin e të rinjve.

Qëndra Protik promovon sipërmarrjen dhe inovacionin nëpërmjet teknologjisë së komunikimit dhe informacionit (ICT). Ky partneritet, bashkon vizionin e të dy kompanive për të krijuar një gjeneratë e cila disponon njohuritë e duhura për zhvillimin e software-ve dhe ka mundësitë e duhura për t’i aplikuar.

Qëllimi i këtij partneriteti, është mundësia për t’i dhënë të rinjve me prejadhje të ndryshme, shanse për një edukim të lartë cilësor në botën e komunikimit dhe informacionit. Gjithashtu, i jep mundësi të rinjve të bëhen pjesë e programit të bursave për kurset e ofruara nga SDA, si gjuhët e programimit Java, Python dhe PHP.

Bashkëpunimi midis iute dhe SDA, po krijon një platformë të re dinamike ku të rinjtë mund të zgjerojnë njohuritë në fushat e së ardhmes, pa u kufizuar nga mundësitë financiare. Për më tepër, po i pajis me aftësi shumë të kërkuara në tregun e momentit të cilat do të kthehen në një aset të sigurtë kur ata të dalin në tregun e punës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026