PSE mbyll kongresin, në krye ish-kryeministri suedez, dështon uniteti për Izraelin
Partia Socialiste Evropiane ka përfunduar kongresin e saj në Malaga të Spanjës, në një kohë kur situata nuk është në favor të social-demokratëve në BE. PSE rizgjodhi ish-kryeministrin suedez Stefan Lofven si lider të saj, ndërsa përshëndeti rikthimin e mundshëm në pushtet të Pedro Sanchez.
“Ne e dënojmë terrorizmin e Hamasit. Ne kërkojmë lirimin e pengjeve pa asnjë kusht dhe po ashtu kërkojmë një armëpushim humanitar. Zgjidhja përfundimtare do të vijë me njohjen e shtetit të Palestinës dhe bashkekzistencës mes dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës, në paqe dhe siguri”, tha Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës.
Por qëndrimet për luftën në Gaza nuk ishin aq të unifikuara. Ndryshe nga Sanchez, kancelari gjerman Olaf Scholz ishte mes atyre që mbështesnin ndërprerjet humanitare dhe jo armëpushimin.
Një tjetër problem i PSE është edhe skandali i korrupsionit që çoi në dorëheqjen e kryeministrit portugez, Antonio Costa.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 15:39 Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre
- 15:29 Forcat ukrainase godasin qendra kryesore logjistike në Rusinë qendrore, disa të vrarë (VIDEO)
- 15:14 Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
- 14:42 Joan Capdevila i kërkon ndihmë Trump pas refuzimit të hyrjes në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar