Pse Ngushtica e Hormuzit është kritike për Evropën?

16 Mars 2026 | 21:45

Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më strategjike të transportit detar në botë, është vënë sërish në qendër të vëmendjes ndërkombëtare pas përshkallëzimit të konfliktit SHBA-Izrael me Iranin. Donald Trump u ka bërë thirrje aleatëve të dërgojnë anije për të garantuar sigurinë e kalimit në këtë rrugë ujore, ndërsa ka paralajmëruar edhe pasoja për NATO-n nëse nuk ka reagim.

Ngushtica, e vendosur mes Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit, përbën një arterie jetike për energjinë globale. Rreth 20% e trafikut botëror të naftës kalon përmes saj, çka e bën çdo ndërprerje të mundshme një kërcënim të drejtpërdrejtë për tregjet ndërkombëtare të energjisë. Pas tensioneve të fundit, çmimet e naftës janë rritur mbi 100 dollarë për fuçi, ndërsa analistët paralajmërojnë se mund të arrijnë edhe 150–200 dollarë nëse konflikti përshkallëzohet.

Për Evropën, situata është veçanërisht e ndjeshme. Pas shkëputjes nga furnizimet energjetike ruse pas pushtimit të Ukrainës, vendet evropiane janë përpjekur të gjejnë burime alternative. Një bllokim i Hormuzit mund të shkaktojë një tjetër krizë energjitike, me pasoja për familjet dhe industrinë në kontinent.

Ngushtica është gjithashtu e rëndësishme për furnizimin me plehra kimike. Sipas të dhënave nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, rreth 13% e eksporteve globale të plehrave kalojnë përmes këtij korridori detar. Diplomatja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, paralajmëroi se mungesa e plehrave këtë vit mund të çojë në mungesë ushqimi vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, brenda Bashkimit Evropian po diskutohet zgjerimi i misionit detar Operacioni Aspides, i krijuar në vitin 2024 për të mbrojtur anijet tregtare nga sulmet ndaj transportit detar në rajon. Operacioni përfshin anije nga disa vende evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë, Greqinë, Italinë dhe Spanjën, dhe synon të ruajë lirinë e lundrimit në zonat kyçe detare.

Megjithatë, disa shtete evropiane kanë shprehur rezerva për përfshirje më të thellë ushtarake. Diplomacia mbetet një nga opsionet kryesore të diskutimit, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të rrisin presionin mbi tregjet globale të energjisë dhe ekonominë evropiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026