Pse nuk bashkohen partitë shqiptare në Malin e Zi? Ja si përgjigjet ministri Gjeka
Mali i Zi zgjedh sot presidentin në raundin e dytë të votimeve, ku garojnë presidenti aktual dhe kandidati i DPS-së për një mandat tjetër, Milo Gjukanoviç dhe kandidati i Lëvizjes Evropa Tani (PES), Jakov Milatoviç.
Fatmir Gjeka, ministër i Drejtësisë dhe të Drejtave të Pakicave tha në një intervistë për gazetarin e Euronews Albania, Teodor Gjerga se megjithëse subjektet shqiptare nuk ishin plotësisht të bashkuara në zgjedhjet komunale të Tuzit, ata ishin të gëzuar për fitoren e Nik Gjeloshit.
Gjeka u shpreh se do të bëjë përpjekjet maksimale që subjektet shqiptare të dalin të bashkuar në një listë në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen 11 qershor 2023.
“Kemi disa kryetarë subjektesh që pretendojnë se janë të lindur nga Zoti për të udhëhequr, kjo është në mendjen e shqiptarit. Në zgjedhjet që na presin nesër, që janë më të rëndësishme se këto sot për ne shqiptarët do ishte mirë që shqiptarët të bëheshin bashkë në një listë, gjë që do i bënte më të fuqishëm. Do ta japë kontributin maksimal për t’i bërë bashkë shqiptarët nesër”, tha Gjeka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta