Pse nuk e njihni pavarësinë e Kosovës? Ambasadori i Palestinës flet për Euronews

23 Shtator 2025 | 14:25

I ftuar në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ambasadori i Palestinës në Tiranë, Sami Mhanna iu përgjigj gazetarit Thimi Samarxhi në lidhje me arsyen pse shteti i Palestinës nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Gazetari Samarxhi theksoi se shumë shqiptarë mbështesin çështjen palestineze, por nuk e kuptojnë pse Palestina nuk e ka njohur ende Kosovën që nga shpallja e pavarësisë.

Ambasadori tha se kjo pyetje i është bërë shpesh në media dhe se është i vetëdijshëm për përkrahjen e shqiptarëve ndaj Palestinës ndërsa theksoi se shteti palestinez nuk ka asnjë problem me popullin e Kosovës.

“Që kur Kosova vendosi ambasadën e saj në Jerusalem, ne e konsiderojmë atë një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Kjo është arsyeja pse Palestina nuk e njeh Kosovën,” deklaroi ambasadori.

Lidhur me qëndrimin e Shqipërisë në forumet ndërkombëtare, ku shpesh është pozicionuar në mënyrë neutrale ndaj çështjes palestineze, ambasadori u shpreh i zhgënjyer.

“Kam folur me presidentin Bajram Begaj, i cili na mbështet. Do të doja që qeveria shqiptare të na mbështeste më shumë. Nuk e kuptoj pse Shqipëria abstenon në forumet ndërkombëtare dhe pse na e ka kthyer shpinën, kur lufta nuk është mes Izraelit dhe Hamasit, por mes Izraelit dhe popullit tonë,” u shpreh ai.

Ambasadori shtoi se do të dëshironte që shqiptarët të flisnin më shumë për çështjen palestineze dhe të tregonin më shumë solidaritet.

“Nuk besoj se Kryeministri Rama është pro gjenocidit dhe kjo është diçka e mençur prej tij.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake

Ukraina po u kërkon partnerëve të saj të Bashkimit Evropian të ofrojnë 6.6 miliardë euro të disponueshme në kuadër të Fondit Evropian të Paqes për...
09:45 | 01/07/2026

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se Uashingtoni do ta gjykojë Teheranin nga sjelljet e jo nga retorika e tij, duke theksuar se qëllimi i negociatave...
09:43 | 01/07/2026

Pas temperaturave të larta, stuhia e fuqishme godet Rumaninë! 1 viktimë dhe qindra shtëpi të dëmtuara

Një stuhi e fuqishme përfshiu kryeqytetin rumun Bukuresht dhe 20 qarqe të mërkurën, duke vrarë një person dhe duke dëmtuar dhjetëra shtëpi dhe automjete, thanë...
09:37 | 01/07/2026