Pse pallatet e reja nuk garantojnë mbrojtje efektive nga zjarret
Kodet e ndërtimit në Shqipëri nuk garantojë mbrojtje efektive nga zjarret. Ligji i vitit 2020, detyron projektuesit të marrin masa për sigurinë, por ata nuk detyrohen të vendosin shkallë të jashtme apo mbrojtje termike.
Një pjesë e zjarreve që bien në pallate rrezikojnë të dalin jashtë kontrollit, për shkak të infrastrukturës urbane dhe çastit kur nis shuarja e flakëve.
Në një situatë të tillë, shpëtimi i banorëve është çështje fati, pasi ndërtimet publike, nuk i plotësojnë kriteret për raste evakuuimi apo emergjencash.
Pra, pallatet kanë vetëm një korridor të brendshëm e ashensor, por nuk kanë alternativë për dalje nga shkallë të jashtme të emergjencës. Përjashtim nga ky rregull, bëjnë vetëm objektet e ndërtuara nga institucionet ndërkombëtare.
Në Shqipëri, në ndryshim nga vende të tjera europiane, nuk është parashikuar asnjë detyrim që materiali të jetë anti-zjarr. Pra, izolimi termik është një disavantazh për banorët në raste fartkeqësish.
Më tej, vendet e Bashkimit Europian aplikojnë dhe elementë të tjerë sigurie, siç janë portat zjarrprerëse, që izolojnë një kat nga tjetri, portat e hyrjeve nëpër apartamente apo dritaret që i rezistojnë zjarrit nga 60 në 90 minuta dhe përdorimi i kabllove elektrike anti-zjarr.
Në ligjin e vitit 2020, për “Kontrollin dhe Disiplinimin e punimeve të ndërtimit” thuhet se është detyrë e projektuesit dhe më pas e zhvilluesit të ndërtesës, që të përgjigjen për sigurinë e mbrojtjes nga zjarri dhe të tjera, por me kodet aktuale dhe ndërtesat e ngritura deri më sot, kjo masë caktohet përmes një njoftimi që tregon mënyrën dhe radhën e evakuimit, letër e cila në pallatet, ku nuk ka administrator mungon.
Rastet e ditëve të fundit zbulojnë, se varësia për shpëtimin i takon vetëm forcave të emergjencës, pasi pallatet nuk janë të pajisur me fikëse të posaçme zjarri, të cilat mund të eliminojnë përhapjen.
Madje, kostot për dëmin që mund të sjellë një zjarr, në këtë periudhë mund të bëhen të papërballushme për shumë familje, teksa shihet se numri i atyre që sigurojnë pronat është shumë i vogël.
Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 16:24 Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
- 16:15 Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel
- 16:05 Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 15:51 Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)
- 15:39 Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre
- 15:29 Forcat ukrainase godasin qendra kryesore logjistike në Rusinë qendrore, disa të vrarë (VIDEO)