Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nisur një riorganizim të thellë të qeverisë, një lëvizje që shihet si përpjekje për të përmirësuar komunikimin dhe marrëdhëniet me presidentin amerikan Donald Trump dhe administratën e tij.
Parlamenti ukrainas miratoi të mërkurën dorëheqjen e kryeministrit Denys Shmyhal, duke çuar automatikisht në shpërbërjen e kabinetit. Në vend të tij, Zelensky ka propozuar zëvendëskryeministren Yulia Svyrydenko si kryeministre të re, ndërsa Shmyhal pritet të marrë postin e ministrit të Mbrojtjes, duke zëvendësuar Rustem Umerovin.
Riorganizimi vjen në të njëjtën kohë kur presidenti Trump njoftoi një program të ri për shitjen e armëve në Ukrainë, një prej deklaratave më të forta të mbështetjes për Kievin që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë.
Svyrydenko, e cila njihet për marrëdhëniet e mira me administratën amerikane, ka luajtur një rol kyç në negociatat e mëparshme me Uashingtonin. Ndërkohë, media ukrainase raporton edhe ndryshime të tjera në kabinet, përfshirë zëvendësimin e ministrit të Energjisë German Galushchenko dhe konsolidimin e ministrive të ekonomisë, bujqësisë dhe ekologjisë, megjithëse këto nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht nga Zelensky.
“Një ambasador i ri, një kryeministër i ri, një qeveri e re… kjo është pjesë e përpjekjeve për të përdorur të gjitha kanalet e mundshme për të forcuar lidhjet me administratën Trump”, tha një ish-zyrtar i lartë ukrainas për mediat, në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së temës.
Në një postim në rrjetet sociale, Svyrydenko deklaroi se prioritetet e qeverisë së re do të jenë “forcimi i potencialit ekonomik të Ukrainës, zgjerimi i mbështetjes për qytetarët dhe rritja e prodhimit të armëve”.
Zelensky theksoi se përvoja e gjatë e Shmyhal do të jetë e vlefshme për postin e ministrit të Mbrojtjes, duke e quajtur atë një figurë kyçe në forcimin e mbrojtjes së vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit