Pse rrëzimi i Boeing 787 Dreamliner ka tronditur industrinë e aviacionit
Rrëzimi tragjik i një avioni Air India pranë aeroportit të Ahmedabad ka tronditur jo vetëm opinionin publik, por edhe industrinë globale të aviacionit. Ngjarja, e cila ndodhi vetëm pak minuta pas ngritjes së avionit Boeing 787-8 Dreamliner me destinacion Londrën, shënon aksidentin e parë fatal në historinë 14-vjeçare të këtij modeli.
Avioni, pjesë e flotës moderne të Air India-s, mbante në bord 242 persona, përfshirë pasagjerët dhe ekuipazhin e avionit. Ai u rrëzua mbi një konvikt pranë aeroportit, duke shkaktuar viktima të shumta, ndonëse numri i saktë ende nuk është konfirmuar nga autoritetet. Fluturimi AI171 përfundoi në tragjedi, duke shënuar një moment të rëndë për një prej modeleve më të suksesshme të Boeing-ut.
Vetëm gjashtë javë më parë, kompania amerikane kishte festuar një arritje historike për Dreamliner-in. Ky modei i Boing kishte regjistruar transportin e një miliard pasagjerësh, përmes një flote globale prej më shumë se 1,175 avionësh që kanë kryer rreth pesë milionë fluturime dhe mbi 30 milionë orë fluturimi. Ky rekord e kishte kthyer 787-n në simbol të besueshmërisë dhe inovacionit.
Por kjo ngjarje fatale vjen si një goditje serioze për Boeing-un, i cili tashmë përballet me sfida të mëdha pas krizës me modelin 737 MAX, i përfshirë në disa aksidente fatale viteve të fundit. Sytë janë tani te CEO-ja Kelly Ortberg, i cili ndodhet në vitin e tij të parë në detyrë dhe është angazhuar për të rikthyer besimin te marka pas një periudhe të vështirë për kompaninë.
Në një deklaratë të shkurtër zyrtare, Boeing tha:
“Jemi në dijeni të raporteve fillestare dhe po punojmë për të mbledhur më shumë informacion.”
Ndërsa ekspertët po shqyrtojnë shkaqet, përfshirë mundësinë e një përplasjeje me shpendë që mund të ketë dëmtuar motorët e avionit, hetimet pritet të jenë të gjata dhe komplekse, duke përfshirë analizën e të dhënave të regjistruara në kutitë e zeza.

LEXONI GJITHASHTU:
Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni