Pse u dhunua Petraq Milo në kufi? Gazetari i Euronews jep detajet
Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga ka dhënëdetaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në pikën kufitare të Muriaqnit më 15 janar të këtij viti, ku ish-këshilltari i presidentit, Petraq Milo u dhunua nga një efektiv malazez.
Gjerga u shpreh se sipas disa burimeve jozyrtare pranë pikës kufitare të përbashkët në Muriqan, Milo po kthehej në Shqipëri, teksa u lajmërua nga efektivët malazezë se duhet të hapte krahun, pasi do të kalonte një delegacion nga Mali i Zi.
Ndërkohë, duket se ky komunikim nuk është kuptuar nga ana e Milos dhe ka refuzuar të bëjë diçka të tillë.
“Ajo çfarë kemi mundur të mësojmë ngaa burime jo zyrtare pranë pikës kufitare të përbashkët në Muriqan, është dinamika e sasaj dite, 15 janar të këtij viti, ku edhe sipas pamjeve të publikuara, duket dhuna e patolerueshme që është bërë ndaj ish-këshilltarit të presidentit, Petraq Milo. Në fakt, ka qenë një ditë normale ku zoti Milo ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Shqipërisë përmes pikës kufitare të Muriqanit, kur është lajmëruar nga policët kufitarë për të hapur krahun për arsye sepsedo të kalonte një delegacion nga Mali i Zi, i cili duhet të kishte përparësi.
Nuk është komunikuar një komunikim nga zoti Milo dhe është refuzuar një hapje të krahut sepse kishte disa minuta që po priste në këtë pikë kufitare,ndërsa më pas ajo që është zhvilluar, është bërë e mundur që të shihet nga videot që janë publikuar”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve