Psikologia Osmanaj: Fëmijët po e përjetojnë me ankth COVID-19, kërkoni ndihmë
Ervjola Osmanaj, psikologe dhe mbrojtëse e të drejtave të fëmijëve thotë se, COVID-19 ka sjellë stres, ankth dhe shqetësim për të gjithë njerëzit, por kryesisht tek më të vegjlit. Kjo situatë u shpreh ajo, vjen për shkak të zgjatjes së kësaj situate dhe mungesës së informacioni se kur do të ndryshojë kjo situatë.
“Fëmijët e përjetojnë dhe më shumë ankth. Për ta kaluar sa më lehtë, prindërit të përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë cilësore me fëmijët. Të bëjnë detyrat bashkë, të angazhohen në lojëra apo të shikojnë filma vizatimorë së bashku”, deklaroi psikologia.
Për shkak të mbylljes në shtëpi për shumë ditë, shumë prej fëmijëve dhe adoleshentëve mund të kenë pësuar tronditje imagjinare, dhe për këtë Ervjola Osmanaj theksoi se për fëmijët që mund të kenë nevojë për këshillim psikologjik mund të telefonojnë në çdo orë në numrin e telefonit 116-111.
Nga ana tjetër psikologia u bën ape të rriturve që ta fillojnë ditën me një plan ditor, për mënyrën se si do ta kalojmë ditë pasi duke qenë se disa prej tyre janë të detyruar që të punojnë nga shtëpia, nuk kanë shumë kohë që të përqendrohen tek fëmijët.
Në fund, psikologia tha se, e gjithë kjo situatë na ka ndryshuar dhe i ka bërë njerëzit më të aftë për të menaxhuar situata të ndryshme dhe kjo në fund do t’i bëjë individë më të fortë dhe të punojmë akoma edhe më fort për qëllimet tona.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij