Publikimi i dokumenteve amerikane, Moska: Nuk i marrim seriozisht

12 Prill 2023 | 14:45

Një numër i konsiderueshëm vendesh ka dërguar forca speciale në territorin Ukrainas, për të luftuar kundër pushtuesve rusë.

Kështu thonë dokumentet e komunitetit amerikan të inteligjencës të publikuara online, që nëse rezultojnë të vërteta konfirmojnë atë që ka qenë subjekt i spekulimeve prej më shumë se një viti.

Dokumentet e publikuara, disas prej të cilave mbajnë vulën “top secret”, përmbajnë një pikëpamje të luftës në Ukrainë, si dhe detaje të rëndësishme për kundërofensivën e pranverës që po përgatit Kievi.

Sipas një prej dokumenteve që mbajnë datën 23 mars, Mbretëria e Bashkuar ka kontingjentin më të madh të forcave speciale në Ukrainë me 50 pjesëtarë, e ndjekur nga Letonia me 17, Franca me 15, Shtetet e Bashkuara me 14 dhe Holanda me 1.

Dokumenti nuk saktëson megjithatë se ku janë vendosur forcat speciale dhe as se çfarë bëjnë ato. Prania e tyre në Ukrainë ka gjasa të merret në konsideratë nga Moska, që në muajt e fundit ka deklaruar se nuk është në luftë vetëm me Ukrainën, por edhe me NATO-n.

Por zëvendës ministri i Jashtëm rus, Sergey Ryabkov nuk e ka përjashtuar mundësinë që dokumentet amerikane të jenë false dhe të publikuara qëllimisht për të çorientuar Rusinë.

“Nuk kemi një qëndrim për këtë. Ndoshta këto dokumente janë interesante për dikë, por nëse bëhet fjalë për dokumente false, atëherë ndoshta është një provokim i qëllimshëm”, deklaroi Ryabkov të mërkurën për gazetarët.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
22:39 | 04/06/2026

Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
22:37 | 04/06/2026

Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
22:36 | 04/06/2026