Publikohet kënga zyrtare për Kupën e Botës “Katar 2022”

19 Nëntor 2022 | 13:41

Ylli i hip hopit, Nicki Minaj, është bashkuar me artistin kolumbian Maluma dhe këngëtaren libaneze Moriam Fares   dhe kanë kënduar këngën zyrtare për  Kupën e Botës në Katar.

Kënga “Tukoh Taka”, pëkthyer Klik klak me tekst në anglisht, spanjisht dhe arabisht, u publikua një ditë më parë dhe është kolona zanore zyrtare e FIFA-s për Kupën e Botës 2022.

Maluma dhe këngëtarja libaneze do të performojnë përpara fansave gjatë ceremonisë së të shtunës një ditë para  hapjes zyrtare të  Kampionatit  në Doha .

Sean Paul, J Balvin, Black Eyed Peas janë të tjerë artistë që do të performojnë gjatë eventit.

Artistë si Dua Lipa dhe Shakira kanë refuzuar të marrin pjesë në spektaklin e Kupës së Botës, duke përmendur shkelje të ndryshme të dyshuara të të drejtave të njeriut në Doha.

FIFA njoftoi se po ndalon shitjet e alkoolit në stadiumet e Kupës së Botës përpara ndeshjeve hapëse , duke zemëruar shumë tifozët.

Pijet joalkoolike do të jenë në dispozicion të fansave në të tetë stadiumet që do të presin ndeshjet. Ndërsa ato alkoolike do të mund të konsumohen në të ashtuquajturat “fan zone” dhe pika të tjera mikpritëse.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026

Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026 me një fitore 2-0 ndaj Francës të martën në stadiumin Dallas në SHBA....
07:30 | 15/07/2026