Publikohet testamenti i Berlusconi, si u nda pasuria marramendëse e ish-presidentit
Në testamentin e publikuar sot të ish-kryeministrit italian të ndjerë, Silvio Berlusconi, thuhet se pjesa më e madhe e kompanisë Fininvest do t’u takojë fëmijëve të tij Piero Silvio dhe Marina Berlusconi.
Së bashku do të zotërojnë 53 për qind të kompanisë, sipas ANSA.
Berlusconi i ka lënë 100 milionë euro vëllait të tij Paolo, po kaq të dashurës Marta Fassina, ndërsa 30 milionë euro i ka dhënë këshilltarit Marcello del Utri.
Përveç shpërndarjes së pasurive, agjencia italiane ka publikuar edhe një mesazh që biznesmeni italian ua ka lënë fëmijëve të tij.
“Faleminderit dhe shumë dashuri për të gjithë ju. Babai juaj”.
Vendimi për shpërndarjen e pronësisë së Fininvest u mor nga biznesmeni në vitin 2006, kur ai përpiloi testamentin e tij të parë.
Në atë kohë, ai deklaroi se Pier Silvio dhe Marina Berlusconi do të merrnin pronësinë e shumicës së kompanisë, por se trashëgimia e tij do të ndahej në mënyrë të barabartë. Pjesa tjetër e pronës do të shpërndahet mes fëmijëve të tjerë – Barbara, Eleonora dhe Luigi.
Asnjë nga fëmijët nuk do të ketë kontroll të drejtpërdrejtë mbi kompaninë siç kishte babai i tyre, thekson ANSA, duke shtuar se noteri do të kryejë të gjitha detyrimet ligjore në orët në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
Franca bën thirrje: Të ndalohet importimi i produkteve nga vendbanimet ilegale në BE
Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor
Itali, arrestohen 539 persona në një operacion mbarëkombëtar kundër krimit të të rinjve
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë