Pulovra e Lady Diana del në ankand, pritet të shitet për më shumë se 80 mijë dollarë

18 Korrik 2023 | 19:34

Një pulovër e kuqe  me delen e zezë e veshur nga princesha Diana pritet të shitet në ankand për më shumë se 50,000 dollarë.

Në atë kohë  19-vjeça Lady Diana Spencer u fotografua me  këtë pulovër  në një ndeshje polo në qershor 1981, menjëherë pas fejesës së saj me Princin Charles, i cili në atë kohë ishte trashëgimtar i fronit britanik.

Delja e zezë e cila shfaqet në pulovër shpeshherë është përdorur për të karakterizuar karakterin e saj rebel.

Diana shpejt u shndërrua një ikonë  stili – dhe një nga vajzat më të fotografuara në botë. E zbuluar rastësisht ne muajin mars në një magazinë pas rreth 40 vitesh, pulovra e Lady Dianës është dizajnuar nga marka britanike warm & wonderful .

Pulovra  çmim i  së cilës mund të arrij  deri në 80,000 dollarë, do të shfaqet në ekspozitën e Sotheby’s në Nju Jork nga  data 7 deri më 13 shtator. Ndërsa oferta online hapet më 31 gusht dhe zgjat deri më 14 shtator.

Kujtojmë se një fustan i princeshës është shitur në ankand për 604 mijë dollarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026