Punësoi Talo Çelën në firmën e gruas, kush është Gentian Sharra
Ditën e sotme, Gentian Sharrës dhe babait të tij, Mustafa Sharrës u janë sekuestruar pasuri me vlerë 5 mln euro në qytetin e Elbasanit.
Por kush është Gentian Sharra?
Nga të dhënat hetimore Gentian Sharra, 48 vjeç është i implikuar në trafik të lëndëve narkotike, krime kundër personit dhe krime ekonomike.
Ai është i përfshirë edhe në grabitjen e Rinasit më 9 prill të 2019. Nga hetimet rezultoi se furgoni i përdorur në grabitje është modifikuar nga vëllezërit Çala në servisin e Gentian Sharrës, në fshatin Katund i ri në Elbasan.
Ndërkohë Mustafa Sharra njihet edhe si miku i Talo Çelës. Është vërtetuar se për një periudhë kohore Talo Çela ka qenë si i punësuar tek firma e bashkëshortes së Gentian Sharrës, Olta Sharra.
Gentian Sharra u arrestua gjatë operacionit policor “Golden Bullet”, pas rrëfimeve të Nuredin Dumanit.
Pasuritë e sekuestruara:
- 1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe tokë arë;
- Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri.
- Tokë arë me sipërfaqe 15680 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 119.8 m2, në lagjen Katund i Ri.
- Tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, në lagjen Katund i Ri.
- Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4170 m2, në lagjen Katund i Ri.
- Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4050 m2, në lagjen Katund i Ri.
- Pasuri tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, truall me sipërfaqe 208.1 m2 dhe ndërtesë, në lagjen Katund i Ri.
- Pasuri tokë arë me sipërfaqe 394 m2, në lagjen Katund i Ri.
- 4 automjete në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të familjareve të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta