Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Mustafa Sheqerin, dënohen ish-zyrtarët e AMP-së

22 Korrik 2026 | 13:09

Gjykata e Tiranës këtë të mërkurë mori vendimin dhe ka dënuar me nga 9 muaj burg dy ish-zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP-së. Artjol Saliasi dhe Gëzim Sala u shpallën fajtorë për shpërdorim detyre.

Ish-zëvendësdrejtori dhe drejtori i komanduar dhe shefi i financës dhe shërbimeve mbështetëse janë dënuar me nga 9 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është ulur me 1/3, duke zbritur në 6 muaj heqje lirie.

Megjithatë, gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg dhe konvertimin e tij në 1 vit shërbim prove.

Atentati i Rinasit

Në rrethrrotullimin e Rinasit, një automjet i zuri pritë mjetit ku po udhëtonte Mustafa Sheqeri dhe Gilmando Dani. Tre persona dolën prej mjetit dhe qëlluan me breshëri plumbash.

Gilmando Dani ishte pasagjer, si pasojë e të shtënave humbi jetën në vend. Autorët dyshohet se u larguar në drejtim të Fushë Krujës ku vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur prej tyre u gjet e djegur në fshatin Halil.

Gilmando Dani njihej si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Ai u dënua me 12 vite burg për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa u lirua nga qelia në tetor të vitit 2024.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Ksamil, gjendet trupi i pajetë i një peshkatari. Detajet e para (VIDEO)

Një peshkatar 61-vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë në Ksamil. Policia bën me dije se trupi i viktimës u konstatua përballë Ishujve të Ksamilit....
13:37 | 22/07/2026

Gjyqi për grupin e Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO babai i Elton Mermalit. Jep detaje nga vrasja e të birit

Babai i viktimës Elton Mermali, Kujtim Mermali këtë të mërkurë ka dhënë dëshminë e tij përpara trupit gjykues në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe...
12:57 | 22/07/2026

Opozita kërkon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat me Gjiknurin

Këtë të mërkurë është mbajtur mbledhja në komisionin e Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore për të raportuar lidhur me efikasitetin e masave penale...
12:44 | 22/07/2026