Punonjësi i kujdesit për fëmijë akuzohet për abuzim seksual të 91 të miturve

1 Gusht 2023 | 09:37

Një ish-punonjës australian i kujdesit për fëmijët është akuzuar për më shumë se 1600 vepra penale pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me 91 fëmijë, e përveç kësaj aktet e dhunshme i ka filmuar dhe më pas ka shpërndarë videot në internet.

Policia pretendon se për një periudhë 15-vjeçare burri ka abuzuar seksualisht me vajza të reja në një duzinë qendrash në Australi dhe jashtë saj.

Sipas BBC ai u arrestua në gusht 2022, por policisë i është dashur një vit për të hetuar dhe identifikuar viktimat e supozuara.

Autoritetet thonë se ky është një nga rastet më “të tmerrshme” që kanë parë ndonjëherë.

Burri 45-vjeçar po përballet me 246 akuza për përdhunim dhe 673 akuza për sulm të pahijshëm ndaj fëmijëve shumë prej tyre në rrethana të rënduara.

Akuzat më të rënda parashikojnë një dënim maksimal me burgim të përjetshëm.

Ai gjithashtu përballet me qindra akuza për filmimin dhe shpërndarjen e materialeve të abuzimit me fëmijët. Policia pretendon se ai regjistroi të gjitha abuzimet e tij dhe thotë se gjetën 4000 imazhe dhe video në pajisjet e tij elektronike.

Shkelja dyshohet se ka ndodhur në 10 qendra të kujdesit për fëmijët në Queensland dhe një në Uellsin e Ri Jugor dhe në një vend të paidentifikuar jashtë shtetit.

Duke folur për mediat të martën, Ndihmës Komisioneri i AFP, Justine Gough tha se rasti ishte “thellësisht shqetësues” për komunitetin.

“Është përtej sferës së imagjinatës së kujtdo, ajo çfarë ky person u bëri këtyre fëmijëve. Ju përpiqeni të mos tronditeni pas një periudhe të gjatë kohore në polici, por ky është një rast i tmerrshëm,” tha ajo.

87 fëmijët australianë që dyshohet se janë abuzuar, disa prej të cilëve tashmë janë të rritur, janë identifikuar dhe familjet e tyre janë kontaktuar.

Autoritetet australiane tani po punojnë me homologët e tyre ndërkombëtarë për të kontaktuar katër viktimat e tjera të supozuara.

Hetuesit thonë se e kapën burrin pasi ishin në gjendje të identifikonin sfondin që shfaqej në materialin e abuzimit të fëmijëve si një nga qendrat e kujdesit për fëmijët ku ai punonte.

AFP ekzekutoi një urdhër kontrolli në qendrën e Brisbane më 20 gusht 2022, përpara se të kontrollonte shtëpinë e burrit në Gold Coast dhe të sekuestronte pajisje elektronike që dyshohet se përmbanin materiale abuzimi me fëmijët që ai kishte krijuar.

Ai ishte raportuar në policinë në Queensland dy herë më parë, në 2021 dhe 2022, por hetuesit s’kishin gjetur prova të mjaftueshme për të vepruar, thotë policia.

Burri emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Brisbane më 21 gusht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026